Komuna e Lipjanit më transparentja sa i përket prokurimit

Edhe 3 raste të reja me koronavirus në Lipjan

Në kuadër të aktiviteteve të programit të USAID-it për Komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse (USAID TEAM) dhe Institutit Demokratik të Kosovës / Transparency International Kosova kanë lansuar Indeksin e Transparencës në Prokurimin Publik, ku Komuna e Lipjanit është dal më e mira sa i përket transparencës në Prokurim.

Komunat më transparente për sa i përket prokurimit janë treguar ato të Lipjanit, Vitisë, Prishtinës, Istogut, Novobërdës, Kaçanikut dhe Kamenicës.

Ndërsa tek transparenca buxhetore po ashtu Komuna e Lipjanit është renditur ndër më e mira në publikimin buxhetit për vitin 2017, komuna më proaktive e cila ka publikuar planin prokurimit, komuna e cila ka publikuar raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit në ueb faqe.

“Gjatë periudhës janar – dhjetor 2017, komunat e Lipjanit dhe Kamenicës kanë publikuar në ueb faqet e tyre njoftimet për kontratë për blerje me vlera minimale (nën €1,000.00). Edhe pse kjo nuk kërkohet me legjislacionin aktual, një shpërndarje e tillë vullnetare e informatave të prokurimit shihet si praktikë e mirë”, thuhet në raportin e KDI-së

Linku i raportit:

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)