Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan është duke u ballafaquar me mungesë të hapësirës së nevojshme shkollore, me gjithë numrin e madh të nxënësve nëpër paralele.
Udhëheqës të shkollës kanë thënë se disa herë kanë dërguar shkresa zyrtare në Komunë lidhur me nevojën urgjente për rinovimin e këtij objekti dhe nyejve sanitarë të saj, por se Komuna deri tash nuk u është përgjigjur kërkesave për investime aty, shkruan sot Koha Ditore.
Ka disa paralele të shkollës që janë edhe me nga 42 nxënës, ndërkaq në shumicën prej tyre numri i nxënëse arrin në mbi 37, thonë prindërit dhe drejtuesit e shkollës.
Ismajl Avdullahu, anëtar i Këshillit të prindërve në SHFMU “Vëllezërit Frashëri”, ka thënë se në këtë shkollë mësojnë tre fëmijët e tij, por se kushtet teknike në shkollë dhe mbingarkesa e nxënësve nëpër paralele po e pamundësojnë një zhvillim normal të procesit mësimor.
COMMENTS