Drejtori për Buxhet dhe Financa në komunën e Lipjanit, Latif Ramadani i ftuar në emisionin “Logu” tha se buxheti i komunës së Lipjanit për vitin 2020-të ka shënuar një rritje për mbi 2 milionë euro, transmeton Ulpianapress.
Tutje Ramadani ka bërë të ditur se buxheti i komunës së Lipjanit nga mbi 15 milionë euro do të jetë në mbi 18 milionë.
“Kemi rritje te buxhetit prej 2 milionë e 108 mijë e 752 euro për vitin 2020, kjo është edhe si rezultat i ngritjeve të pagave që me çarkoren e parë nuk janë precizu saktë sa duhet të jenë, tani e kemi buxhetin 18 milionë e 5 mijë e 723 euro”, ka thënë Ramadani.
Për më shumë ndiqeni intervistën e drejtorit për Buxhet dhe Financa dhënë Logut:
COMMENTS