Banorët e Kroishtës, komunë e Lipjanit thuajse janë harruar nga komuna dhe as këtë vit nuk e kanë rrugicën e shtruar.
Edhe përkundër premtimeve ky fshat nuk ka përfituar nga komuna e Lipjanit, dhe tani kanë ndërmarrë hapin që vetë të shtrojnë me zhavor rrugën “Rruga e ngushtë” me gjatësi rreth 600 metra, transmeton Ulpianapress.
Nga fotografitë që i kanë derguar në “Ulpianapress” shihet se rrugica “Rruga e ngushtë” asnjëherë nuk ka qenë e shtruar me asfallt, prandaj edhe fshatarët duket se janë lodhur tashmë, e këtë punë të komunës po e kryejnë ata vetë.
Armend Luma, banorë i kësaj rrugice i ka thënë gazetës se rruga dhe ndriqimi i janë premtuar banorëve në mandatin e parë të kryetarit Ahmeti, mirëpo ajo nuk u shtrua asnjëher.
“Unë Armend Luma deklaroj se është premtu nga kryetari Imri Ahmeti për asfaltimin e rrugicave publlike në manfatin e parë edhe për ndriqim të fshatit, mirëpo nuk i morri votat e duhëra në fshatin tonë e tani neve nuk na vlerson as si tatim pagues, as si qytetar të Lipjanit nga ky pushtet. Jemi të deskreminun, ni fushë të fudbollir e ka maru edhe ajo ka deshtu tani, po i’a nderrojnë destenacionin e për parat që janë shpenzu aty nuk jep llogari askush”, ka thënë Luma./Ulpianapress
COMMENTS