Fshatarët e Teqes komunë e Lipjanit thuajse janë harruar nga komuna dhe as këtë vit nuk e kanë rrugën e shtruar.
Edhe përkundër premtimeve ky fshat nuk ka përfituar nga komuna e Lipjanit, dhe tani kanë ndërmarrë hapin që vetë të shtrojnë me zhavor rrugën “Rruga e Tyrbes” me gjatësi 500 metra, transmeton Ulpianapress.

Nga fotografitë që i kanë derguar në “Ulpianapress” shihet se rruga “Rruga e Tyrbes” asnjëherë nuk ka qenë e shtruar me asfallt, prandaj edhe fshatarët duket se janë lodhur tashmë, e këtë punë të komunës po e kryejnë ata vetë./Ulpianapress





COMMENTS