Komuna  renovon çerdhen e fëmijëve në Lipjan

Komuna renovon çerdhen e fëmijëve në Lipjan

Vihet gurthemeli i shkollës në Sllovi (Foto)

Punimet në projektin: “Renovimi i infrastruktës së mbrendëshmë të qerdhes së fëmijëve në Lipjan” tashmë janë në përfundin e sipër. Ky projekt ka vlerë 17,000.00 euro dhe është projekt i komunës së Lipjanit.

Qerdhja është e vetmja qerdhe publike në Komunën e Lipjanit e cila ofron shërbim që nga viti 1974 dhe ka kapacitet për 90 fëmijë për grup moshat prej 1 vjeç deri 6 vjeç, njofton Ulpianapress.

Drejtori i Arsimit në Lipjan, Rasim Hasani ka thënë se këtë vit janë në procedurat e renovimit të qerdhes së fëmijevë, ku përfshihet ndërrimi i dritareve dhe të parketit, mirëpo me shumë gjasë deri në fund vit do të intervenohet edhe në kulmin e saj.

‘’Këtë vit jemi në procedurat e renovimit të qerdhes,pjesë të caktuara të infrastruktës së mbrendshme të qerdhes duke përfshi ndërrimin e dritareve pastaj pjesa e parketit, shpresojë që këtë vit do të intervenohet edhe në kulm dhe me këtë rregullohet infrastukutura mbrenda dhe krijon kushte më të mira për fëmijët të cilët janë pjesë e kësaj qerdhe’’, ka thënë Hasani./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)