Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Topalli ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputeti i Vetëvendosje konfirmoi për Gazetën Online Insajderi se nga sot nuk do të jetë pjesë e asnjë pozite brenda Lëvizjes, teksa ka thënë se në një letër të tij, të publikuar në media, tregohen arsyet e këtij vendimi.
Ai në letrën e dërguar tek anëtarët e Kryesisë së kësaj Lëvizje ka përmendur shqetësimet e tij të kahershme për subjektin të cilit i përket.
“Po jap dorëheqja nga të gjitha pozitat që kam në Lëvizje prej Anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm e deri tek Drejtuesi i Komitetit për Mbrojtje Sociale, respektivisht politika sociale. Pra le ta mbajnë pushtetin ata që e duan.”, ka shkruar Topalli në letrën që është publikuar në media.
Topalli ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. /Insajderi
COMMENTS