Konfirmohet përfitimi financiar i Vushtrrisë nga shitja e Rashicës në Werder Bremen

Konfirmohet përfitimi financiar i Vushtrrisë nga shitja e Rashicës në Werder Bremen

Punë e kryer! Abazi trajner i Arbërisë?

Vushtrria do të përfitojë financiarisht nga transferimi i Milot Rashicës nga Vitesse në Werder Bremen.

Klubi gjerman para pak javësh e bleu kartonin e kosovarit nga klubi holandez për 7.5 milionë euro.

Dhe, një përqindje do t’i takojë edhe klubit kosovar, nga i cili Rashica pati shkuar në Vitesse.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin”, Shukri Asllani, ish futbollisti vushtrrias, i autorizuar nga Vushtrria për t’u marrë me këtë çështje.

Asllani ka konfirmuar se Vushtrria do ta marrë një përqindje nga ky transferim, pa e zbuluar shumën. Por, maksimumi që mund të fitojë klubi kosovar është rreth 300 mijë euro.

“Ne jemi shumë të kënaqur me ecurinë dhe rrjedhën e këtyre bisedimeve e posaçërisht të kënaqur me epilogun pozitiv”.

“Jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin shumë korrekt me drejtuesit e klubit, e në veçanti me kryetarin Naser Imeri”.

“Natyrisht se më bënë të lumtur fakti se nga katër palët e përfshira në këtë proces, tri palë vijmë nga Vushtrria, pra klubi, Miloti dhe unë. Kjo është shumë e mirë për futbollin vushtrrias dhe qytetin”, ka thënë Asllani për “Zërin”.

Rashica karrierën si fëmijë e ka filluar te shkolla e futbollit ‘Kurda’, të cilët po ashtu kanë pretendime për të fituar ndonjë gjë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)