Koronavirusi, kryetari Ahmeti thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

Koronavirusi, kryetari Ahmeti thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

Dorëzohet në Polici njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 22-vjeçarit në Lipjan

Kryetari i Lipjait, Imri Ahmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, si mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Komuna e Lipjanit së bashku me stafin e QKMF-së në Lipjan po marrin masat e reja preventive dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht, dhe ssipas kryatrit çdo gjë është nën kontroll., percjell Ulpianapress.

”Sot jemi dëshmitar të rritjes së numrit të të prekurve me virusin Covid-19, kështu duke bërë situatën edhe më serioze në vend.
Ne në Lipjan deri më tani kemi vetëm dy raste, atë në Janjevë tashmë të liruar nga karantina dhe rasti nga Krojmiri që fatmirësisht ishte karantinuar me kohë.
Personi i infektuar nga fshati Krojmir ka ardhur nga jashtë, dhe pas qëndrimit të tij në karantinë (tek qendra studentëve), ka rezultuar të jetë pozitiv, kështu dhe është shmangur kontaktit me banorët e fshatit Krojmir. I dëshiroj shërim të shpejt rastit nga Krojmiri dhe gjithë të prekurve.
Po ashtu apeloj tek të gjithë qytetarët që të qëndrojmë në shtëpi dhe të përcjellin masat preventive që ka marr Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Komuna e Lipjanit së bashku me stafin e QKMF-së në Lipjan po marrin masat e reja preventive dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht, dhe se çdo gjë është nën kontroll”, ka shkruar Ahmeti.

Deri më tani 283 raste me coronavirus janë konfirmuar në Kosovë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)