Koalicioni AAK-PSD në Lipjan, të dielën në mbrëmje ka mbajtur tubim elektoral në Magure të Lipjanit. Qindra qytetarë të cilët nuk i nxinte as salla, ishin ardhur për ta pritur dhe dëgjuar kandidatin e tyre të preferuar, Prof.Dr. Vehbi Imerin, transmeton Ulpianapress.
Në ditën e pestë të fushatës zgjedhore, kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Prof.Dr. Vehbi Imeri, kërkoi nga banorët e Magures që t’i ipet mundësia këtij koalicoi që, sipas tij, mendon për qytetarin, punoi ndershëm dhe asnjëherë nuk abuzoi me djersën tyre.
“Jepjani mundësinë këtij koalicioni i cili mendon për qytetarin, punon ndershëm dhe që asnjëherë nuk abuzoi me djersën tuaj”, tha fillimisht Imeri.
Ai tutje ka shtuar spër cdo ditë, koalicioni AAK-PSD në Lipjan, ka prurje të reja dhe këtë realitet nuk mund ta c’bëjmë.
Konstatimet e Profës, mund të vërtetohen se në cdo lokalitet ku ky koalicioni mbanë tubime elektorale, ka pjesëmarrje të madhe të simpatizantëve.Ulpianapress/
COMMENTS