Kosnett: Politika s’ka vend në arsim

Kosnett: Politika s’ka vend në arsim

Kadri Veseli përballet ashpër me homologen e tij nga Serbia

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, ka kërkuar nga  politika e vendit që mos të ketë ndërhyrje në sistemin e arsimit.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka thënë se politika nuk ka vend në arsim, raporton lajmi.net.

Këto komente ai i bëri duke e mbështetur deklaratën e shefes së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova për grevën në institucionet universitare.

“Politika nuk ka vend në sektorin e edukimit. E mbështes fuqishëm deklaratën e Apostolovës se Agjencia e Akreditimit e Kosovës duhet të jetë e pavarur për të siguruar cilësi në edukim”, ka shkruar në Tëitter, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Kujtojmë se që nga dje, të gjitha universitetet publike në Kosovë janë në grevë të përgjithshme pas ultimatumit të dhënë ndaj Kuvendit dhe Qeverisë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Kërkesa e tyre vjen pas pezullimit të 42 programeve në të gjitha universitetet.

E lidhur me kërkesat e tyre, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova është takuar me anëtarët e Bordit të Agjencisë së Akreditimit dhe është informuar lidhur me përpjekjet e tyre për sigurimin e cilësisë në arim. 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)