Kosova i jep azil gylenistit që po kërkohet nga Turqia

Kosova i jep azil gylenistit që po kërkohet nga Turqia

Edhe nëse ratifikohet Demarkacioni, Kosova ka sfida tjera para vetes për heqjen e vizave

Rreth 5 muaj pasi kishte paraqitur kërkesën e tij për azil, të kërkuarit për t’u ekstraduar në Republikën e Turqisë, Ugur Toksoy, i është njohur e drejta e refugjatit në Kosovë

Siç bën të ditur Kallxo.com, Ugur Toksoyt kërkesën për azil e kishte paraqitur më datë 3 nëntor 2017, ndërsa kërkesa i është njohur më datën 28 mars 2018.

Lajmin për njohjen e statusit të refugjatit për Toksoyn e ka konfirmuar avokati Leutrim Syla.

Në kërkesën e tij të paraqitur më datën 3 nëntor, Toksoy kishte deklaruar se në vendin e tij të origjinës ishte objekt i përndjekjes me karakter politik dhe në rast të kthimit atje ai do të haste në dëmtime serioze për arsye politike.

Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë MPB-së ia ka njohur këtë të drejtë Toksoyt duke pasur parasysh gjendjen në vendin e origjinës, ka vlerësuar se azilkërkuesi përmbush statusin e refugjatit.

Toksoy ishte arrestuar në fund të muajit tetor të vitit të kaluar i kërkuar për t’u ekstraduar nga Republika e Turqisë nën dyshimin se kishte lidhje me Organizatën “Feto” që autoritetet turke e konsiderojnë si terroriste.

Pasi fillimisht i ishte caktuar paraburgimi prej 40 ditësh, Toksoy ishte liruar me dorëzani prej 5 mijë eurove.

Më 14 dhjetor të vitit të kaluar, ishte mbajtur seanca për ekstradim ku prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ali Rexha, ishte tërhequr nga kërkesa për ekstradim, pasi që kishte thënë se kishte kërkuar prova nga Turqia dhe ato nuk kanë ardhur.

Për dallim nga Toksoy, fatin e ndryshëm e patën 6 bashkëkombës të tij që u dëbuan nga Republika e Kosovës më 29 mars, ndërsa në një intervistë të Toksoyt për një televizion në Kosovë tha se kanë njoftuar se Policia kishte shkuar edhe në shtëpinë e tij, por nuk e kishte gjetur aty.

6 shtetasit turq që kishin leje qëndrimi të vlefshme në Kosovë u dëbuan me arsyetimin se mund të përbënin rrezik për sigurinë kombëtare, ndërsa këtë bazë e përmendi edhe Ministria e Punëve të Brendshme në njoftimin për revokimin e lejes së qëndrimit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)