Kosova ia dëmton shëndetin Daçiqit – ligështohet në aeroplan, sheqeri i ngritet në 20

Kosova ia dëmton shëndetin Daçiqit – ligështohet në aeroplan, sheqeri i ngritet në 20

Pritje deri në 3 orë për të kaluar kufirin me Serbinë

Ivica Daçiq, shefi i diplomacisë serbe, ka pasur probleme të mëdha shëndetësore derisa po udhëtonte me aeroplan drejt Ishujve Komore duke lobuar për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Sipas një personi që po udhëtonte bashkë me Daçiqin, niveli i sheqerit iu kishte ngritur në shkallën 20.

“Në çast, Daçiqi ka përjetuar marramendje dhe është ligështuar. Ka qenë situatë e tensionuar”, njofton Klan Kosova.

“Ai gjithmonë e mban me vete matësin e sheqerit në gjak, një lloj çipi, dhe në çdo moment mund ta shohë se në çfarë niveli e ka sheqerin. Në atë moment e kishte 20”.

“Kohëve të fundit Daçiq e ka ndryshuar mënyrën e të ushqyerit, përpiqet të nervozohet më pak, i ka larguar ëmbëlsirat dhe coca-colën, por duket se nuk po ka efekt”.

“Përnjëherë është ligështuar në aeroplan, i nervozuar me gjithë këtë që po ndodh rreth Kosovës… U frikësuam shumë”.

Në vitin 2017, Daçiq ishte dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak të Beogradit, sepse nivelin e sheqerit e kishte 17.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)