Kosova me Ambasadë në Emirate, Thaçi e Pacolli presin shiritin

Kosova me Ambasadë në Emirate, Thaçi e Pacolli presin shiritin

Veseli: Një pjesë e përfaqësuesve të popullit nuk po reflekton për liberalizim të vizave

Nga sot Kosova do ta ketë Ambsasadën e saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi. Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe Presidenti, Hashim Thaçi kanë prerë shiritin. Këtë njoftim e ka publikuar në Facebook Pacolli duke shtuar se EBA ishte shteti i parë arab që njohu pavarësinë e Kosovës.
“Sot u hapë Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi. Në prerjen e shiritit prezent ishte Presidenti i Republikës së Kosovës dhe eksponentë tjerë nga qeveria e EBA. Ambasada e Republikës në EBA së Kosovës është e para në shtetet e golfit që paraqesin një fuqi shumë të madhe ekonomike”, shkruan Pacolli, transmeton Gazeta Express.

Ai shton se EBA ka njohur pavarëisinë e Kosovës si dhe ndihmuar ekonomikisht shtetin tonë.

“Emiratet e Bashkuara ishte shteti i parë arab që e njohu Kosovën, shtet që mori pjesë në aksionin e post konfliktit në Kosovë, për një kohë ishte pjesë e KFOR-it. Emiratet e Bashkuara ndërtuan infrastrukturën aeroportuale në Kukës për të iu dalë në ndihmë të dëbuarve nga Kosova. Emiratet e Bashkuara kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën edhe ekonomikisht duke ndërtuar shkolla, spitale dhe duke renovuar edhe objektet e kultit”, përfundon, Pacolli.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)