Kosova ka mbyllur vitin 2018 me një paraqitje të shkëlqyer ndaj Azerbajxhanit me rezultat 4-0.
Nuk ishte vetëm një përmbyllje e mrekullueshme si lidere e grupit, Kosova bëri shumë më shumë.
Përfaqësuesja jonë ka arritur të zgjerojë serinë e pamposhtshmërisë në 10 ndeshje pa pësuar humbje.
Pikërisht, është data e largët 9 tetor i vitit 2017 kur Kosova pësoi humbjen e fundit, pra më shumë se një vit.
Mbi të gjitha, Kosova është kombëtarja me diferencën më të mirë të golave në të gjithë Ligën e Kombeve me një diferencë prej +13.
Kosova ka shënua 15 gola dhe ka pranuar vetëm dy gola në gjashtë ndeshjet e Grupit 3 të Ligës D.
Një përmbyllje e ëndrrave për atë që ishte viti më i mirë në historinë e futbollit të Kosovës.
Tash kemi të drejtë të ëndërrojmë…
/Telegrafi/
COMMENTS