Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do të luajë në grupin e parë të eliminatoreve për Euro 2020, që nisin në tetor, ka konfirmuar FHK përmes faqes zyrtare.
Kosova është në një grup me Gjermaninë, Poloninë e Izraelin. Shorti për kualifikimet për evropianin e ardhshëm për hendbollistë është tërhequr të enjten mbrëma në Trondheim të Norvegjisë, transmeton Koha.net.
Evropiani mbahet për herë të parë në tri vende, në Suedi, Austri e Norvegji. Për herë të parë do të garojnë 24 përfaqësuese.
Dy të parët e secilit grup dhe katër prej tetë më të mirëve nga vendet e treta kualifikohen për evropian.
Direkt kualifikohen tri vendet nikoqire dhe Spanja si kampione aktuale.
COMMENTS