Kosova ka shënuar një ngritje të jashtëzakonshme në ranglistën e re të FIFA-s.
Ngritja historike është arritur për 24 pozita, pasi muajin e kaluar Kosova pozicionohej në vendin e 176.
Këtë ngritje të madhe Kosova e siguroi pas dy fitoreve në miqësoret ndaj Burkina Fasos dhe Madagaskarit.
Edhe Shqipëria ka pasur një ngritje të lehtë në ranglistën e publikuar sot nga FIFA. Kuqezinjtë janë ngritur për dy pozita edhe pse nuk po kalojnë formë të mirë në ndeshjet e fundit.

COMMENTS