Kosova ka filluar përgatitjet për ndeshjet e kualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të hënën ka zhvilluar stërvitjen e parë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e kualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Kosova gjendet në grupin C, së bashku me Poloninë, Hungarinë dhe Lituaninë.
Ndeshjen e parë, Kosova do ta luajë si nikoqire, kundër Lituanisë, më 24 nëntor, nga ora 19:00.
COMMENTS