Kosova pa perspektivë në BE

Kosova pa perspektivë në BE

Berberi dënohet me 8 muaj burgim nga Gjykata sepse i preu keq flokët një klienti!

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka ngritur alarmin lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke thënë se e ka siguruar një draft të strategjisë për zgjerim të BE-së, në të cilin Kosova nuk i ka punët aspak mirë, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.
Në anën tjetër deputetët opozitarë, si dhe njohësit e çështjeve të integrimit në BE fajësojnë partitë në pushtet se po tregojnë papjekuri për të qenë anëtarë të denjë në BE derisa vendi nuk i zbaton marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe tenton t’i shmanget drejtësisë ndërkombëtareKosovës ende nuk i është caktuar një afat kohor se kur mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, përderisa e kundërta po ndodh me shtetet fqinje.
Për më tepër, Kosova nuk ka përfituar ende nga procesi i liberalizimit të vizave me BE-në si pasojë e vonesave me ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe me dështimin në luftimin e korrupsionit e të krimit të organizuar.Numri dy i Qeverisë së Kosovës, ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, në mbledhjen e fundit të Qeverisë ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në BE. Hoxhaj ka pretenduar se ka siguruar një draft të strategjisë për zgjerim të Bashkimit Evropian, në të cilin Kosova nuk i ka punët aspak mirë.
Megjithatë, zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë vendosur vitin 2025 si afat për fillimin e procesit të zgjerimit, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Kosovën për t’iu bashkuar këtij Unioni, po Kosovës nuk i janë caktuar kushte dhe afate kohore se kur do të jetë i mundur një anëtarësim i tillëNë anën tjetër deputetët opozitarë, si dhe njohësit e çështjeve të integrimit në BE fajësojnë partitë në pushtet se po tregojnë papjekuri për të qenë anëtarë të denjë në BE derisa nuk i zbaton marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe tenton t’i shmanget drejtësisë ndërkombëtare. Ata madje fajësojnë edhe ish-ministrin Hoxhaj për dështimin e vendit që një të ardhme jo të largët të bëhet pjesë e BE-së, njëjtë si vendet fqinje.Hoxhaj: Kosova nuk i ka punët mirë në rrugën drejt BE-sëZëvendëskryeministri Enver Hoxhaj gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë ka thënë se ka siguruar një draft të strategjisë për zgjerim të Bashkimit Evropian, në të cilin Kosova nuk i ka punët aspak mirë.“Vetëm për Kosovën nuk ofrohen as kushte, as afate kohore, andaj ne rrezikojmë që zbatimin e MSA-së ta shohim vitin e ardhshëm si një proces të njëanshëm”, ka thënë Hoxha.Ai gjithashtu ka theksuar se përderisa për Serbinë e Malin e Zi janë paraparë afate të qarta drejt anëtarësimit në BE, për Kosovën nuk ka ndodhur një gjë e tillë. “Për Kosovën nuk thuhet e njëjta gjë. Nëse ne i përmbushim kriteret e brendshme dhe e zbatojmë MSA-në, shtrohet pyetja: Në çfarë forme do të shpërbleheshim?”, deklaroi zëvendëskryeministri i Kosovës.Matoshi: Anëtarësimi në BE varet edhe nga rrethanat politike ndërkombëtareKëshilltari për medie i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, ka thënë për “Zërin” se Kosova ka filluar të zbatojë marrëveshjen e parë kontraktuale me BE-në. Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në BE varet edhe nga rrethanat politike ndërkombëtare. “Kosova që nga dita e parë ka filluar zbatimin e plotë të MSA-së, pastaj është duke u punuar edhe për sundimin e ligjit, si dhe në aspekte të tjera. Kështu që Kosova duhet t’i kryejë punët e veta, detyrat e shtëpisë. Se kur do të jetë anëtare apo se kur do të mbajë statusin e vendeve kandidate, si dhe të anëtarësohet në BE, kjo nuk do të varet gjithmonë nga Kosova, por edhe nga rrethanat politike e ndërkombëtare”, ka thënë ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)