Kosova, për pak sa nuk fiton në Rumani

Kosova, për pak sa nuk fiton në Rumani

Abëria fiton bindshëm, nuk falë në stadiumin “Sami Kelmendi”

Kosova ka filluar ndeshjet parakualifkuese për FIBA Eurobasket 2021 dhe ka qenë shumë afër për ta mposhtur sonte Rumaninë në Bukuresht. Rumunët fituan në fund të takimit me vetëm 5 pikë epërsi, edhe pse Kosova ishte më e mirë në ndeshjen e parë, 88:83

Kosova ishte shumë afër për të arritur një fitore të madhe sonte kundër Rumanisë në kuadër të FIBA Eurobasket 2021, një ndeshje kjo paraeliminatore.

Kosova në çerekun e parë ishte më e mirë se Rumania dhe e përfundoi atë me rezultat 14:17, ndërkaq çereku i dytë përfundoi me fitoren e rumunëve 21:18.

Pjesëloja e parë e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 35:35.

Në çerekun e tretë prapë rumunët ishin më të mirë pasi që e fituan atë me rezultat 24:18, ndërkaq Kosova ishte shumë më e mirë në të katërtin 29:30.

Kosova ishte shumë afër për të barazuar në fund por disa gabime personale bën që ata ta humbin këtë ndeshje.

Megjithatë, Kosova ka edhe tri ndeshje për të luajtur në kuadër të Grupi B të paraeliminatorëve ku tash do të përballet me Maqedoninë brenda dhe jashtë dhe me Rumaninë në Prishtinë.

Në fund rezultati përfundoi 88:83. Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)