Kosova përfiton nga vendimi për t’i bërë miqësoret obligative

Kosova përfiton nga vendimi për t’i bërë miqësoret obligative

Çfarë SHQIPËRIE, Sadiku dyfishon epërsinë

Ndeshjet kualifikuese për Euro2020 nisin në marsin e vitit të ardhshëm, kur përfaqësueset duhet të luajnë nga dy ndeshje. E ato përfaqësuese që e kanë të caktuar ta luajnë vetëm një ndeshje kualifikuese, siç është rasti i Kosovës që më 25 mars do të ndeshet me Bullgarinë, duhet ta luajnë edhe një miqësore.

Ky është vendimi i UEFA-s. Secila skuadër duhet të luajë ndeshje në terminët e lirë, qoftë kualifikuese, qoftë miqësore.

Dhe për datën 22 kur ekipet e tjera në grupin e Kosovës do të luajnë ndeshje kualifikuese, janë të lira katër shtete për miqësore, por një – Serbia – bie nga opsioni.

Të lira në këtë datë janë: Gjermania, Danimarka dhe Uellsi. Në rast se nuk arrin marrëveshje me ndonjë prej tyre, Federata e Kosovës mund të shikojë për rival jashtë Evropës, e në rast se nuk gjen prapë, atëherë UEFA ia siguron një.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)