“Kosova, vend me perspektivë drejt integrimit euroatlantik”

“Kosova, vend me perspektivë drejt integrimit euroatlantik”

Zjarr në një banesë në Prishtinë, dy gra të lënduara

Në kuadër të vizitës që po realizon në Republikën e Kosovës, një delegacion nga shteti i Iowa-së i SHBA-së, sot është pritur nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Gashi shprehu mirënjohje për popullin dhe administratën e SHBA-së, e cila ka ofruar mbështetje të vazhdueshme nëpër të gjitha fazat historike nëpër të cilat ka kaluar populli dhe vendi ynë.

Ai tha se të rinjtë e vendit tonë janë potencial për të ofruar suksese jo vetëm për vendin tonë por edhe për rajonin dhe më gjerë.

MKRS-ka bashkëpunim në shumë fusha me SHBA-të, përmes Ambasadës Amerikane e cila është e akredituar në Kosovë.

Shteti i Iowa-së është një shenjë dalluese e mbështetjes së vendit tonë në shumë dimensione, ka thënë ndër të tjera ministri.

Ndërtimi i qendrës rinore multifunksionale në rajonin e Gjakovës, e cila do të bëhet sipas modelit amerikan, do të jetë shenjë e qartë dalluese e përkushtimit në mbështetje të rinisë së vendit tonë për edukim jo formal.

Delegacioni nga SHBA, thanë se ndihen të impresionuar nga zhvillimet pozitive që po shohin në Republikën e Kosovës për të bërë realitet ëndrrën drejt integrimeve euroatlantike.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)