Kosovari i vrarë në Francë ishte nga Gjakova

Kosovari i vrarë në Francë ishte nga Gjakova

Vrasja e Khashoggit, një mik i tij thotë se gazetari “do të publikonte dëshmi për përdorimin e armëve kimike nga Arabia Saudite” (Foto/Video)

Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Mulhouse të Francës.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17.45, por është raportuar tani nga mediet franceze.

Telegrafi raporton se i vrari është S.N., nga fshati Skivjan, i komunës së Gjakovës.

S.N, para se të vritej, kishte pasur një bisedë më dorasin para derës së shtëpisë, ku ndodhej dhe familja e tij.

Më pastaj dorasi e kishte qëlluar me tre plumba në sy të familjes, gruas dhe fëmijëve.

Menjëherë pas ngjarjes është lajmëruar ambulanca të cilin e ka dërguar në spital.

Mjekët, në Mulhouse, ia kanë hequr dy plumba nga trupi, ndërsa plumbi i tretë i kishte prekur zemrën gjë që ka bërë që të mos i mbijetojë plagëve të marra.

Kosovari S.N., kishte jetuar 20 vite në Francë.

Ndërkaq, autoritet franceze, kanë bastisur shtëpinë e dorasit për të cilën nuk dihet identiteti tij, duke gjetur armë, pasaporta të ndryshme.

Sipas një të afërmi të kosovarit, viktima S.N., disa herë ishte ankuar në polici lidhur me rastin por që nuk ishte ndërmarrë asgjë konkrete.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)