Krasniqi: Tensionet në mes të Thaçit dhe Veselit janë të momentit

Krasniqi: Tensionet në mes të Thaçit dhe Veselit janë të momentit

Kosova bëhet me ushtri, NATO’s dhe Amerikës i shtohet një aleat në Ballkan

Albert Krasniqi nga KDI, ka thënë se ka një tension ta raporteve në mes të presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, por thotë se ky tension është vetëm momental në mes të këtyre dy figurave politike.“Thaçi ka ndikim joformal në PDK përmes emërimeve në poste ministrore.

Abelard Tahiri ka qenë këshilltar për kohë të gjatë i Thaçit pastaj është emëruar ministër në qeverinë aktuale. Duke përdorur PDK-në me ndikimin që ka, ka tentuar t’i shtyjë idetë e veta. Kurse Veseli ende nuk ka mundur që ta shtrijë ndikimin e vet në parti”, ka thënë Krasniqi, në Info Magazine të Klan Kosovës.Sa i përket shkuarjes së Thaçit të shtunën në veri – që ka përplasur atë me Veselin, Krasniqi e ka cilësuar si përpjekje e dështuar për ta penguar protestën e mbajtur nga Vetëvendosje në të njëjtën kohë.

“Është e qartë që ka konflikt ndërmjet këtyre dy figurave. Thaçi është i paparashikueshëm dhe nuk dihet protezat politik që po ndërmerr, destabilizim të vendit apo shantazh që të ketë përkrahje nga PDK, që nuk e ka përkrahur për idenë e korrigjimit e kufirit.

Kjo mund të jetë arsyeja e këtij konflikti. Edhe Veseli ka pasur deklarata për vizitën në Ujman, e cila nuk është dashur të ndodhë. Shkuarja në zgjedhje do të linte Thaçin e vetëm në legjitimitet”.Sipas Krasniqit, Thaçi është figura e vetme që mund ta ruajë stabilitetin në vend, apo edhe ta cojë vendin në zgjedhje të reja.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)