Mohamed Salah, njëri ndër futbollistët mysliman më fetar në botë dhe më me ndikim në botën myslimane, kohëve të fundit nuk është se po kalon momente të mira.
Futbollisti i Liverpoolit i cili është i lënduar tashmë e disa javë, është duke e shfrytëzuar kohën e mungesës së futbollit me diçka tjetër, shkruan Reporteri.net
Ai ka dalë në kopertinën e GQ në Lindjen e Mesme si njeriu i vitit. Por, në krah të tij ka qenë edhe supermodelja braziliane Alessandra Corine Ambrosio, e famshme për sfilatat e saj për Victoria Secret.
Kjo shkrepje ka krijuar shumë polemika në Egjipt, atje ku Salah është i popullarizuar dhe konsiderohet njeriu më me ndikim në popullin egjiptian.
Salah, i cili festoon golat duke rënë në sexhde dhe duke falënderuar Zotin, u shfaq me një ikonë seksi dhe kjo ka bërë të shpërthejnë myslimanët radikalë. Akuza është ‘skandal publik’.
“Imagjinojeni nëse një grua e martuar myslimane do të bënte një gjë të tillë”, ka shkruar një person në twitter.
“Të të vijë tur psi mysliman”, ka shkruar një tjetër në Instagram./Reporteri.net/
COMMENTS