Kreu i VV-së së Lipjanit, ironizon me një status të Kryetarit Imri Ahmeti

Kreu i VV-së së Lipjanit, ironizon me një status të Kryetarit Imri Ahmeti

Kryetari Imri Ahmeti ka pranuar projektet nga Banka Botërore për renovimin e 7 ndërtesave në qytetin e Lipjanit

Me ironi e ka parë kreu u VV-së Avni Jashari, përmbajtjen e një statusi të kryetarit të Lipjanit Imri Ahmeti, nëpërmjet të cili ky iu drejtua qytetarëve, pak orë para përfundimit të vitit 2018. “ Le të jemi të lumtur që nuk iu ka kujtuar Imri Ahmetit,  me i ndalu edhe festimet nëpër familje”, shkruan ndër të tjera Jashari, derisa ironizon me statusin e Ahmetit, perjell Upianapress.

Ja postimi i plotë i kryetari Jashari:

Tek sot i paska ra ndërmend Imri Ahmetit, kryetarit të komunës se jemi në prag të festës së fundvitit. I mbuluar vet në luks, në darka e dreka përgjatë vitit, popullin e degdisi deri në harrim. Aq sa, porsi një tiran vendosi të largojë dekorimet nga qyteti vetëm pak kohë pasi që ishin vendosur. Le të jemi të lumtur që nuk iu ka kujtuar Imri Ahmetit me i ndalu edhe festimet nëpër familje. Vetëm edhe kjo i ka mbetur që ta bëj.

Ndërsa, qytetarëve të Lipjanit që meritojnë shumë më shumë, e shumë më mirë, gëzuar festa, e viti ardhshëm qoftë një vit i përmirësimit të mirëqienies, shëndetit e begatisë!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)