Kritikohet ashpër Imri Ahmeti, po hesht për sulmin ndaj romes

Kritikohet ashpër Imri Ahmeti, po hesht për sulmin ndaj romes

Dyshja Ahmeti-Bytyqi apelojnë tek qytetarët të mos dalin nga shtëpia

Ndonëse videoja e rrahjes se një pjesëtareje të komunitetit rom midis Lipanit është bërë virale në internet dhe është parë nga të gjithë, si duket ky rast nuk ka qenë edhe aq i dukshëm për kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti dhe partitë tjera politike.
Mungesën e reagimit të tij, ndërkaq, kanë nisur ta kiritkojnë ashpër edhe specialistë të mardhënieve me publikun.

Njëri ndër ta, Ardian Ndrecaj, ka vlerësuar se kryetari lipjanas Ahmeti ka futur veshët “në lesh”, derisa sipas tij nga ana logjike pritej reagimi i tij dhe dënimi rastit.

“A ti kryetar i Lipjanit, e ju partite politike tjera e lidere politike qashtu futni veshte ne lesh, kishe kurgjo nuk ka ndodhe, se tek e fundit jeta nje Romi nuk vlen sa e nje Shqiptarit, a po?”, ka pyetur ai.

Kujtojmë se po e njëjta rome është sulmuar sot gjatë ditës edhe në Ferizaj, mirëpo atje kryetari Agim Aliu ka reaguar ashpër menjëherë duke dënuar rastin dhe duke ftuar organet të ndërmarrin masat e menjëhershme.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)