Kriza politike në Gjermani, Merkel: Preferoj zgjedhje të reja

Kriza politike në Gjermani, Merkel: Preferoj zgjedhje të reja

Gjermania e Austria vazhdojnë t’i marrin kosovarët, mbi pesë mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia në vitin 2018

Përballë mundësisë së drejtimit të një qeverie pakice pas dështimit të bisedimeve për koalicionin në Gjermani, kancelarja Angela Merkel tha se preferon zgjedhje të reja.
Duke mos e mohuar krizën politike në të cilën është zhytur vendi, liderja gjermane deklaroi se nuk sheh asnjë arsye për t’u dorëhequr nga posti.
Mbrëmjen e së dielës liberalet e FDP-së u tërhoqën nga bisedimet për krijimin e një koalicioni me bllokun CDU/CSU të Merkelit dhe të gjelbrit.
Presidenti Frank-Ëalter Steinmeier u bëri thirrje partive të rikonsiderojnë pozitat e tyre e të bëjnë kompromis për hir të mirëqenies së Gjermanisë, siç u shpreh.
Situatën, ai e cilësoi të paprecedente. Merkel përballet me sfidën më të madhe në 12 vite si kancelare. “Rruga drejt formimit të qeverisë po rezulton më e vështirë nga ç’kishim shpresuar”, tha ajo për televizionin ARD, duke shtuar se e shihte me skepticizëm një qeveri minorance, e se preferonte zgjedhjet e reja.
Në një intervistë tjetër për kanalin ZDF, Merkel pohoi se Gjermania kishte nevojë për stabilitet dhe një qeveri që nuk ka nevojë të kërkojë shumicën për çdo vendim.
Disa pjesëtarë të partisë së saj vazhdojnë të shpresojnë për një koalicion të madh me social demokratët pavaresisht se partia e ka përjashtuar vazhdimisht një mundësi të tillë. Më herët gjatë ditës lideri i SPD, Martin Schulz tha se partia e tij nuk kishte frikë nga zgjedhjet e reja. Blloku i Merkelit u shpall fitues i zgjedhjeve të shtatorit, por nuk arriti të siguronte shumicën, ndërsa shumë prej votueseve dezertuan partitë kryesore.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)