Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në mëngjesin e sotëm është takuar me kongresistin amerikan, Eliot Engel.
Haradinaj e ka falënderuar kongresistin Engel për kontributin që ka dhënë për pavarësinë e Kosovës.
“Shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij historik dhe të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nuk do të harrojmë kurrë kohën dhe dashurinë e tij kushtuar çështjes së Kosovës!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Lidhja jonë e posaçme me mikun tonë unik, Kongresistin Eliot Engel, është thesar i çmuar që do të mbetet në kujtesën e shumë brezave.
Shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij historik dhe të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nuk do të harrojmë kurrë kohën dhe dashurinë e tij kushtuar çështjës së Kosovës!
Takimi me të më jep çdoherë shpresë, se vendi ynë është në rrugë të drejtë në përqafimin e vlerave të përbashkëta.
Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përjetësisht!
RH
COMMENTS