Kryeministri Haradinaj: Serbia po vazhdon me politika nacionaliste të konfliktit në vend të bashkëpunimit

Kryeministri Haradinaj: Serbia po vazhdon me politika nacionaliste të konfliktit në vend të bashkëpunimit

“TIGRAT” mesazh të fuqishëm para ndeshjes KF Ulpiana-Bashkimi GJ

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se akti i autoriteteve serbe për të mos i lejuar karateistët kosovarë të futen në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë në Novi Sad është i papranueshëm dhe nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Haradinaj e ka akuzuar Serbinë se po vazhdon të bëjë politika nacionaliste të konfliktit dhe refuzimit në vend të bashkëpunimin.

“Këtë akt ndalese të shtetit serb, të dytin më radhë brenda një kohe të shkurtë, e konsiderojmë si veprim që sinjalizon se Serbia po qëndron në politikat nacionaliste të konfliktit dhe refuzimit në vend të bashkëpunimit”, ka shkruar Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook.

Mëngjesin e hershem të së mërkurës, sportistëve kosovarë – të cilët një ditë më parë ishin paralajmëruar se do të lejoheshin të garonin vetëm me emër dhe mbiemër dhe pa simbole shtetërore të Kosovës – iu ndalua hyrja në Serbi në pikën kufitare në Merdare, raporton Gazeta Express.

“Ndalimi i Kombëtares së Kosovës nga autoritetet e Serbisë, për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë në Novi Sad të Vojvodinës, është akt i papranueshëm që nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona”.

Sipas kryeministrit, autoritetet serbe janë informuar më kohë nga Komiteti Olimpik i Kosovës se karateistët kosovarë do të marrin pjesë në atë garë, e cila mbahet në Novi Sad.

“Autoritetet serbe janë njoftuar më kohë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për këtë udhëtim dhe pretendimi se ato nuk janë informuar me kohë është i paqëndrueshëm”. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)