Kryesuesi Azemi vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Lipjan

Kryesuesi Azemi vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Lipjan

PDK-ja akuzon kryetarin Imri Ahmeti për manipulim me organizimin e iftarit

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Lipjanit, Daut Azemi sot ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Lipjan ku u prit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Xhevdet Bytyqi me bashkëpunëtor.

Kryesuesi Azemi fillimisht ka uruar përfaqësuesit e BIK-ut uroj për muajin e shenjtë të Ramazanit në të njëjtën kohë kanë diskutuar edhe çështje të tjera që kanë rëndësi për qytetarët e komunës së Lipjanit.

Njëherit kryesuesi Daut Azemi ka shprehur edhe njëherë gatishmërinë e institucioneve të komunës së Lipjanit për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen në të mirë të qytetarëve.

Kryetari BIK-ut Xhevedet Bytyqi ka falenduar Kryesuesin Azemi dhe Komunën e Lipjanit për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen që po ofrojnë në vazhdimësi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)