Kryetari Ahmeti bën homazhe për nder të Epopesë UÇK-së

Kryetari Ahmeti bën homazhe për nder të Epopesë UÇK-së

Biznesmeni Fadil Sopa na ka ofruar një model të njeriut të suksesshëm, që suksesin e tij kërkon me ngulm ta ndajë me njerëzit

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë, sot për nder të 22 vjetorit të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta lulesh pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, në qytetin e Lipjanit për të përkujtuar sakrificën e familjeve për liri.

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Kryetari Imri Ahmeti pohoi se fillimi i marsit do të mbetet i shënuara në historinë e Kombit shqiptarë, data të cilat ndër vite do reflektojnë qëndresën e Komandantit Adem Jashari dhe sakrificën e familjes së tij për liri dhe pavarësi.Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Ideali i Adem Jasharit dhe gjithë dëshmorëve ishte një Kosovë e lirë dhe sovrane, ku fëmijët tanë do të rriten e jetojnë si gjithë fëmijët e botës.

Qëndresa e familjes Jashari do jetë referencë e përherëshme ndër breza për çmimin e lirisë.Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Lavdi e përjetëshme për heroizmin dhe sakrificën e Familjes Jashari!
Lavdi e përjetëshme Komandant Adem Jashari!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)