Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për një mandat të ri, Imri Ahmeti, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen e marrë nga qytetarët gjatë javës së parë të fushatës zgjedhore.
Ai tha se çdo fjalë, çdo ftesë në familje dhe çdo mbështetje që ka marrë nga qytetarët është një forcë shtesë për të dhe për ekipin e tij.
“Fushata do të përfundojë, dhe bashkë me të do të përfundojnë edhe shpifjet. Ne së bashku do të vazhdojmë përpara”, ka theksuar Ahmeti.
COMMENTS