Kryetari Ahmeti falënderues ndaj qytetarëve lipjanas për besimin e dhënë

Kryetari Ahmeti falënderues ndaj qytetarëve lipjanas për besimin e dhënë

Kryetari Imri Ahmeti ka pritur përfaqësuesit e Fondacionit të Mileniumi të Kosovës

Kryetari Imri Ahmeti, ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare, nëpërmjet të cilës iu është drejtuar qytetarëve, për të shprehur falënderimet e tij, që ai ndjen karshi tyre, për besimin që këta ia dhanë në zgjedhjet e Tetorit, njofton Ulpianapress

‘’Miq të nderuar pas certifikimit të rezultateve zgjedhore dua të falenderojë gjithë qytetarët lipjanas për besimin e dhënë.
Unë nga nesër do jemë në tubime me qytetarët me qëllim falenderimi e ndërtimi të komunikimit të përbashkët.
Nesër e shtune, 04.11.2017, në ora 18:00, do të jemi në Janjevë ndërsa në ora 19:00 në Akllap.
Ju mirëpresim në komunikim.’’, ka shkruar Ahmeti

Kryetari Ahmeti tutje ka shtuar se përgjatë ditëve në vazhdim, do të filloje tubimet me qytetarët në shenjë faleminderimi dhe ndërtimit të një komunikimi të përbashket./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)