Kryetari Ahmeti i bashkohet fushatës “Mbjell një pemë”, sfidon Naim Ismajlin

Kryetari Ahmeti i bashkohet fushatës “Mbjell një pemë”, sfidon Naim Ismajlin

Komuna e Lipjanit jep në shfrytëzim katër vetura zyrtare stacionit Policisë në Lipjan

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti i është përgjigjur pozitivisht sfidës dhe e ka mbjellë lule dhe pemë me nxenësit e Gjimnazit “Ulpiana” duke u bërë kështu pjesë e fushatës “Mbjellë një pemë”.

Ahmeti mbjelljen e pemës ka vendosur ta bëjë në oborrin e QKMF-së duke thënë se “këto aktivitete ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese duhet të reflektojnë tek qytetarët lipjanas në parandalimin e dëmeve që mund tu shkaktohen pasurive tona natyrore”, përcjell Ulpianapress.

Kryetari në këtë fushatë ka sfiduar kryetarët, Naim Ismajlin, Gazmend Muhaxherin, Xhafer Gashin, Burim Berishën dhe Bali Muharremajn.

Shënimi i plotë i kruetarit Ahmeti:

“#PlantaTreeChallengeKosovo / Sfida “Mbjellë një Pemë”

Me shumë kënaqësi po ju përgjigjëm sfidës për të mbjellë një pemë.
Sot bashkë me nxënësit nga Gjimnazi “Ulpiana” kemi mbjellur lule në oborrin e Komunë dhe pemë në oborrin e QKMF-së.

Çdo ditë duhet të kujdesëmi për ambientin që na rrethon nuk duhet të mbetet vetëm simbolikë, por këto aktivitete ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese duhet të reflektojnë tek qytetarët lipjanas në parandalimin e dëmeve që mund tu shkaktohen pasurive tona natyrore.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve janë mbjellur mbi 1300 pemë dekorative në komunën e Lipjanit dhe do të vazhdojet edhe nëper fshatra.

Tash po sfidoj:
1. Xhafer Gashi për Obiliq, Kryetar Obiliq,
2. Gazmend Muhaxheri, Kryetar Pejë,
3. Naim Ismajli, Kryetar Shtime,
4. Burim Berisha, Kryetar Fushë Kosovë,
5. Bali Muharremaj, Kryetar Suharekë.

Bleje një pemë, gjejë një vend, mbjelle, ujite, fotografo, posto në rrjetet sociale dhe nomino persona të tjerë.

#PlantATree
#MakeItGreen
#makeItClean
#PlantaTreeChallengeKosovo
#Lipjan”, ka shkruar Ahmeti./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)