Në prag të ardhjes së bashkatdhetarëve kosovarë në vendlindje, për t’i kaluar pushimet e verës, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti nëpërmjet një shënimi i’u shpreh mirëseardhje të gjithëve.
Ahmeti shënimin e tij e ka ilustruar me një panoramë përrallore të qytetit e fotografuar në muzgun e natës, dhe me tabelën sinjalizuese e cila mbanë mbishkrimin “Mirësevini Bashkatdhetarë”, njofton Ulpianapress.
“Qyteti po mbushet gjallëri, bashkatdhetarët po vijnë në shtëpi! #Mirësevini! #Lipjani💙”, ka shënuar Ahmeti./Ulpianapress/
COMMENTS