Kryetari Ahmeti ka mbajtur takim publik me qytetarë

Kryetari Ahmeti ka mbajtur takim publik me qytetarë

Jashari e Lladrovci bashkë në Prekaz, japin një mesazh për qytetarët e Drenicës

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot në sallën e re të Kuvendit Komunal në përmbyllje të vitit 2022, ka mbajtur mbledhjen publike me qytetarë, të cilët i ka njoftuar për punët e realizuara, sfidat dhe të arriturat e komunës gjatë këtij viti.

Me këtë rast Kryetari Ahmeti tha se është nderë dhe kënaqësi e veçantë që takimi i parë në sallën e re të Kuvendit po mbahet pikërisht me qytetarë.

Ai është shprehur i kënaqur me realizimin e të hyrave vetanake gjatë këtij viti si dhe me investimet e realizuara gjatë kësaj periudhe, investime këto të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

“Më duhet të theksoj se edhe këtë vit e hyra vetanake në komunën tonë shënon progres të jashtëzakonshëm duke tejkaluar planifikimin buxhetor, ku deri në gjysmën e dhjetorit të këtij viti në total e hyra vetanake ka kaluar planifikimin fillestar për 12%, kurse totali i tejkalimit me donacione është rreth 39%”, është shprehur kryetari Ahmeti.

Ai po ashtu u ka uruar të gjithë qytetarëve festat e fund vitit, si dhe i ka ftuar që të vazhdojnë të jenë bashkëpunues në zhvillimin e qytetit dhe vendbanimeve tona, sipas kryetari Ahmeti, pa aktivizimin e gjithë qytetarëve dhe pa bashkëpunimin e koordinimin e frytshëm nuk mund të kemi suksese.

Qytetarët pjesëmarrës në këtë takim uruan kryetarin Ahmeti për të arriturat që komuna jonë ka pasur në vitin 2022 si dhe shprehën falënderime për punët që ka kryer deri më tani komuna jonë. Ata po ashtu, paraqitën kërkesat e tyre për investime në të ardhmen krahas lokaliteteve ku ata jetojnë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)