Kryetari Ahmeti ka mbajtur takim publik me qytetarët

Kryetari Ahmeti ka mbajtur takim publik me qytetarët

7-shi i LDK-së që pritet të shënojë fitore të thellë me 17 tetor në Lipjan

Në përmbyllje të vitit 2019, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur takim publik me qytetarë lipjanas, ku i ka njoftuar ata për punën njëvjeçare të qeverisjes lokale dhe ka diskutuar për të gjitha projektet, të arriturat dhe sfidat të cilat e kanë përcjellur Komunën e Lipjanit përgjatë këtij viti.

Me këtë rast Kryetari Ahmeti është shprehur i kënaqur me investimet që janë bërë përgjatë kësaj periudhe, investime këto të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

“Orientimi në zhvillimin e infrastrukturës duke veçuar fillimin e punimeve në Palestrën e madhe sportive në Lipjan, objektin e ri të Administratës Komunale, ndërtimin e dy tregjeve të reja moderne, ndërtimin e stadiumeve në Dobraj dhe Magure si dhe projekte të tjera, shënojnë disa nga projektet më madhore të vitit 2019”, është shprehur Kryetari Ahmeti duke shtuar se rritja e investimeve mbetet fokus i përhershëm me trend të ngritjes, duke favorizuar gradualisht mirëmbajtën investive të projekteve kapitale.
Përveç të arriturave Kryetari Imri Ahmeti para qytetarëve ka prezantuar edhe problemet me të cilat janë ballafaquar në vitin që po e lëmë pas.

Ndërkaq, qytetarët e kanë shprehur falënderime për kryetarin Ahmeti, për punët e kryera dhe në të njejtën kohë ata kanë paraqitur kërkesat për investime në të ardhmen krahas lokaliteteve të tyre e të cilat të orientuara rreth infrastrukturës. Në fund, Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, ka falenderuar qytetarët e pranishëm në këtë takim publik të organizuar për këtë fundvit dhe njëkohësisht ka kërkuar nga ata që të jenë aktiv dhe nëpërmjet sugjerimeve, vërejtjeve dhe kërkesave të bëhen pjesë e pandashme e ndikimit në përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)