Komunat e Kosovës kanë shënuar përparime për mjedis të favorshëm të bizneseve, mirëpo ende mbetet mjaft punë për të bërë nga 38 komuna për një mjedis më të favorshëm biznesor dhe për transparencë më të madhe.#
Komunat me performancë më të mirë në bazë të këtij indeksi janë: Lipjani, Rahoveci, Vitia, Juniku, Hani i Elezit, Gjakova, Podujeva, Obiliqi, Prishtina dhe Suhareka, njofton Ulpianapress.
Këtij lajmi i është gëzuar Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili ka shrytëzuar rrjetin e tij social për të uruar qytetarët dhe bizneset e Komunës së Lipjanit për rënditjen e Komunës së Lipjanit si Komuna e parë me përformancë më të mirë duke kërekuar që të vazhdojnë të angazhohehen bashkë në mënyre që të qëndrojnë gjithmonë në krye të tabelës
Postimi i plotë i kryetarit Ahmeti:
Komuna e Lipjanit zgjedhet nga USAID e PARA në përformancë në “Indexin e Konkurrueshmërise së Komunave për Vitin 2018” në mesin e 38 Komunave.
Ky index është hartuar për të vlerësuar lehtësinë e të bërit biznes në Komuna dhe sigurimin e një mjedisi të favorshëm të të bërit biznes.
Në këtë indeks janë vlerësuar shumë faktorë si transparenca, lehtësirat fiskale, shërbimet ndaj bizneseve dhe koha e kryerjes së sherbimeve dhe disa indikatorë tjere.
Urojë qytetarët dhe bizneset e Komunës së Lipjanit për rënditjen e Komunës së Lipjanit si Komuna e parë me përformancë më të mirë dhe kërkojë që të vazhdojmë të angazhohemi bashkë në mënyre që të qëndrojmë gjithmonë në krye të tabeles.
COMMENTS