Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, sot në zyrën e tij ka pritur majorin e KFOR-it Turk Bylent Kuzucu i shoqëruar me përfaqësues të tjerë të KFOR-it Turk të cilët janë të vendosur në Lipjan.
Në këtë rast, kryetari Imri Ahmeti, i ka uruar punë të mbarë majorit të ri Kuzucu, ndërsa majorit të cilit i ka përfunduar mandati i ka uruar suksese në detyrat e tij të ardhshme.
Majori Bylent Kuzucu është shprehur i kënaqur me mirëpritjen nga ana e Kryetarit Ahmeti si dhe e ka uruar atë për fitoren në zgjedhjet lokale. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për projektin që ka të bëjë me fasadimin dhe meremetimin e objektit të Komunës.
COMMENTS