Kryetari Ahmeti ka pritur në takim ministrin Likaj, diskutuan për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21

Kryetari Ahmeti ka pritur në takim ministrin Likaj, diskutuan për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21

Kryetari Ahmeti inspektoi punimet në asfaltimin e rrugës në Grackë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim pune ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ku temë kryesore e takimit ishte përgatitja për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 dhe bashkërendimi i aktiviteteve mes nivelit qendror dhe atij lokal.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka falënderuar ministrin Ramë Likaj për vizitën si dhe e ka njoftuar për të gjitha përgatitjet që deri më tani i ka bërë Komuna e Lipjanit për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Ne kemi përgatitur një strategji komunale për fillimin e vitit shkollor me specifika për secilën shkollë dhe aktualisht janë duke u bërë të gjitha përgatitjet në bazë të rekomandimeve nga IKSHPK në mënyrë që mësimi të filloj i rregullt me prezencën fizike të nxënësve dhe mësimdhënësve”, tha kryetari Ahmeti.

Ndërsa, ministri Ramë Likaj, ka njoftuar kryetarin Ahmeti lidhur me mbështetjen që u ofrohet Komunave në kuadër të Master Planit, ku qeveria e Kosovës ka ndarë mjete të nevojshme që do të shfrytëzohen për organizimin e mësimit në kushte pandemie.

“Në këto kushte pandemie, jemi shumë të kënaqur me përgatitjet për fillimin e mësimit. Kemi tre skenar, të cilët janë në funksion në bazë të gjendjes me pandeminë, i fundit është ai për mësimin në distancë, por do të punohet që mësimi të mbahet në shkolla me masa mbrojtëse dhe kujdes maksimal”, tha mes tjerash ministri Likaj.

Kryetari Ahmeti dhe Ministri Likaj së bashku vizituan edhe shkollën fillore “Vëllëzërit Frashëri” në Lipjan, për të parë nga afër të gjitha përgatitjet e bëra për fillimin e vitit të ri shkollor.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)