Kryetari Ahmeti mbajti mbledhjen publike me qytetarë

Kryetari Ahmeti mbajti mbledhjen publike me qytetarë

Ja sa është plakur Imri Ahmeti për katër vite në krye të Lipjanit (Foto)

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur mbledhjen publike me qytetarë, mbledhje kjo e cila në bazë të Ligjit ftohet dy herë në vit dhe ka karakter informues dhe bashkëbisedues me qytetarët lipjanas.
Kryetari Ahmeti në hapjen e kësaj mbledhje, ka kërkuar si në çdo takim tjetër edhe sot nga qytetarët e Komunës së Lipjanit të jenë më aktiv në tubimet që thirren nga Komuna, sepse qytetaria aktive prodhon një qeverisje më dinamike dhe më llogaridhënëse.

I pari i Lipjanit, i ka njoftuar qytetarët për angazhimet dhe aktivitetet e përditshme, duke duke theksuar se në këtë vit buxhetor janë një numër i konsiderueshëm i projekteve të planifikuara shumica e të cilave janë kontraktuar ku disa prej tyre edhe kanë filluar të implementohen në teren.
Po ashtu i pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, përgjatë diskutimit me qytetarë, tha se përveç projekteve të planifikuara në buxhetin e Komunës, të planifikuara kanë qenë edhe projekte të tjera të cilat janë arrit me memorandum të mirëkuptimit me ministri të ndryshme, por që janë tëheq nga këto ministri që për ne këto projekte sipas kryetarit Ahmeti kanë qenë të nevojshme dhe ndikuse në zhvillimin e mirëqenies së qytetarit në Lipjan.

Ndërkaq, qytetarët derisa kanë bashkëbiseduar me Kryetarin Imri Ahmeti, në të njejtën kohë kanë falënderuar për lehtësirat të cilat i ka krijuar komuna në mirëqenien e tyre në shumë fusha.Ata kanë bërë pyetje të ndryshme rreth zhvillimeve aktuale si dhe planeve për të ardhmën. Kryetari Ahmeti i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të parashtruara nga pjesëmarrësit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)