Kryetari Ahmeti ndanë 85 mijë euro për klubet sportive

Kryetari Ahmeti ndanë 85 mijë euro për klubet sportive

Është mbajtur sesioni informues rreth skemes së granteve nga Ministria e Zhvillimit Rajonal

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot së bashku me përfaqësuesit e klubeve sportive të Komunës së Lipjanit ka nënshkruar kontratat për subvencionimin e këtyre klubeve.
Me këtë rast Kryetari Ahmeti u ka urar suksese klubeve sportive dhe tha se subvencionimi i tyre do të vazhdoj edhe në të ardhmen, dhe se klubet sportive do të gjejnë përkrahje të vazhdueshme nga Komuna e Lipjanit.
Përfaqësuesit e klubeve sportive kanë falënderuar Kryetarin Ahmeti për përkrahjen e dhënë duke theksuar kjo është një ndihmesë e mirëpritur që po u bëhet klubeve sportive në Lipjan.
Në shenjë falenderimi, përfaqësuesi i Klubit të Volejbollit “Skënderbeu” – Kraishtë i ka dhuruar kryetarit Ahmeti medalien e fituar pas suksesit të arritur në Superligën B, ku edhe u shpall kampion.
Aktualisht Lipjani po qëndron mirë në sport, ku dihet se tashmë ka klube të cilat po garojnë në super ligen në nivel vendi dhe klube të tjera në ligën e parë.
Komuna e Lipjanit përmes thirrjes së fundit publike ka ofruar përkrahje financiare në vlerë prej 85,000.00 Euro, për 17 klube sportive të cilat bëjnë gara zyrtare në federatat përkatëse.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)