Kryetari Ahmeti nderon mësuesin veteran, Nazmi Hajrizi

Kryetari Ahmeti nderon mësuesin veteran, Nazmi Hajrizi

ENDE ASNJË GJURMË TË POLICIT TRENA – NDËRPREHEN KËRKIMET PËR SHKAK TË SHIUT

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur sot në një takim të ngrohtë mësuesin e nderuar, Nazmi Hajrizi, një figurë e respektuar e arsimit, i cili në moshën 90-vjeçare mbetet shembull frymëzues i përkushtimit dhe i dashurisë për dijen.

Mësuesi Hajrizi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për 46 vite me radhë, duke edukuar gjenerata të tëra nxënësish dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme në Lipjan dhe më gjerë.

Në shenjë respekti dhe falënderimi, Kryetari Ahmeti i dorëzoi atij pllaketën e mirënjohjes, duke theksuar se puna dhe sakrifica e arsimtarëve të tillë nuk duhet kurrë të harrohen.

“Është obligim moral dhe institucional që të nderojmë figurat që për dekada kanë kontribuar në arsimimin e brezave. Lipjani ka fatin të ketë mësues si z. Hajrizi, të cilët përfaqësojnë më së miri vlerat e ndërtimit të shoqërisë sonë”, u shpreh Kryetari Ahmeti.

Ky gjest tregon edhe një herë se Kryetari Imri Ahmeti nuk i harron personalitetet që me punë e përkushtim kanë lënë gjurmë në komunitet, duke i vlerësuar ata si pasuri të gjallë dhe frymëzim për brezat e rinj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)