Kryetari Ahmeti nënshkruan marrëveshje binjakëzimit me dy Komuna nga Italia

Kryetari Ahmeti nënshkruan marrëveshje binjakëzimit me dy Komuna nga Italia

Rrustemi, ferma e pulave po i kundërmon banorët e Komunës së Lipjanit

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka nënshkruar marrëveshje binjakëzimi me Komunat Frascineto dhe Civita nga Italia, gjatë këtij takimi u tha se kjo marrëveshje angazhon të dyja vendet që të bashkëpunojnë në projekte dhe fusha të caktuara.
“Kjo marrëveshje po shënohet në një ditë të veçantë sepse sot po festojmë 11 vjetorin i Pavarësisë së Kosovës, kjo është mundësia më e mirë e bashkëpunimit për një të ardhme më të mirë” tha ndër të tjerash Kryetari Ahmeti.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje binjakëzimi po ashtu u tha se do të forcohet bashkëpunimi i institucioneve kulturore, shkencore dhe arsimore, duke shtuar se Komuna e Lipjanit dhe dy Komunat nga Italia do të shkëmbejnë përvoja të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të cilat janë me rëndësi dhe interes për Komunat.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)