ryetari Ahmeti nënshkruan marrëveshje me ASB Gjermane për të ndihmuar 15 familje në Lipjan me nga 2,950.00 Euro
Kryetari Imri Ahmeti sot ka pritur në takim Anesa Topko përfaqësuese e Organizatës Gjermane ASB.
Në këtë takim Kryetari Ahmeti ka nënshkruar deklaratën për bashkëfinancim ku do të ndihmohen 15 raste më ekstreme sociale në Komunën e Lipjanit ku do të ofrohen grante.
Kryetari Ahmeti u shpreh falënderues ndaj organizatës ASB duke thënë se Komuna e Lipjanit do të vazhdojë bashkëpunimin.
Ky projekt do të mbështes me nga 2,950.00 Euro 15 familje që përkasin rasteve sociale në Komunën e Lipjanit.
Komuna e Lipjanit do të ndihmojë këtë projekt me vlerë prej 6,500. 00 Euro.
COMMENTS