Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesen e organizatës joqeveritare “Arbeiter Samariter Bund – ASB” Dafina Hoxha për implementimin e projektit “Mbështetje e Integruar Socio-ekonomike për familjet shumë të prekura”.
Ky projekt do të financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane dhe implementohet nga Organizata Ndërkombëtare Humane Gjermane “Arbeiter –Smarter-Bund Deutschladnd e.V.” (ASB) në Kosovë.
Kryetari Ahmeti u shpreh falënderues ndaj organizatës ASB për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe vazhdimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi, duke thënë se këto ndihma për qytetarët e Komunës së Lipjanit janë të mirëseardhura dhe se familjet përfituese të këtij donacioni do të themelojnë biznese të vogla dhe do të punojnë vetë ata për krijimin e kushteve më të mira për familjet e tyre.
Komuna e Lipjanit dhe përfaqësuesit e projektit do të punojnë ngushtë për të identifikuar rastet të cilat përmbushin kriteret e përcaktuara paraprakisht nga projekti dhe të njëjtat ti përkrahë me grande/pajisje.
COMMENTS