Kryetari Ahmeti nuk ka dhënë urdhër për eliminimin e qenve endacak

Kryetari Ahmeti nuk ka dhënë urdhër për eliminimin e qenve endacak

Pushteti i Imri Ahmetit, vazhdon të mos “ngopet” me dreka, çon shpenzimet në 20 mijë euro për 9 muaj

Qarkullimi i lajmit nëpër disa portale dhe profile se Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, ka dhënë urdhër për eliminimin e qenve endacakë ka nxitur reagimin e Kounës, e cila nëpërjmet një reagimi të publikuar në faqen e saj zyrtare, ka përgenjështruar lajmin, duke e cilësuar ate të rremë me qëllim të dezinforimimit të opinionit.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Komunës në lidhje me këtë lajm

‘’Të nderuar qytetarë në disa portale dhe profile po dezinformohet opinioni lidhur me qentë endacakë në qytetin e Lipjanit, kinse Kryetari Imri Ahmeti ka dhënë urdhër për eleminimin fizik të qenëve endacak. Për hir të së vërtetës dhe informimit të drejtë të qytetarëve aksioni për trajtimin e qenëve endacak është përgjegjësi e AUV(Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë) dhe nuk është e vërtetë që Kryetari Imri Ahmeti ka dhënë një urdhër të tillë ashtu siç është pohuar.
Në dobi të informimit te drejtë të opinionit, Komuna e Lipjanit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim të tillë as nuk e ka këtë kompetencë. Komuna e Lipjanit nuk ka asnjë informacion lidhur me ndonje veprim nga kompetentët në këtë rast AUV edhe pse nga ky institucion ka kërkuar trajtimin e qenëve endacak sepse vertet qyteti i Lipjanit është vërshuar nga ta por asesi Kryetari Ahmeti nuk ka dhënë urdhër të tillë. Prandaj çdo spekulim dhe çdo shpifje të disa individëve kinse dashamirë të mbrojtjes së kafshëve është tendencë e dezinformimit dhe tërsisht e pavertet’’./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)