Kryetari Ahmeti pjesë e takimit virtual me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi

Kryetari Ahmeti pjesë e takimit virtual me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi

KLUBI I ZHYTËSVE NISET NË KËRKIM TË DY POLICËVE TË ZHDUKUR NË LEPENC

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ishte sot pjesë e takimit virtual me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ku është diskutuar rreth masave anti COVID-19, zbatimin dhe efektin e këtyre masave si dhe hapat e ardhshëm në këtë drejtim.
Kryetari Ahmeti në këtë takim ka prezantuar rekomandimet e pushtetit lokal ndaj pushtetit qendror lidhur me situatën pandemike dhe masat e reja në këtë drejtim, rekomandime këto të cilat janë dakorduar në takimin e djeshëm të Këshillit të Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave.
Rekomandimet e Komunave të cilat u prezantuan nga kryetari Ahmeti:
1. Qeveria të ketë prioritet vaksinimin e popullatës.
2. Komunat kërkojnë dhe rekomandojnë heqjen e orës policore.
3. Komunat rekomandojnë dhe kërkojnë që masat ndaj gastronomisë të tërhiqen dhe kërkojnë që gastronomia të zbatojë udhëzimet për distancën fizike edhe përmes tavolinave.
4. Komunat kërkojnë që të amandamentohet Ligji mbi Pandeminë.
5. Kërkohet nga Qeveria zbatimi i pakos së fundit të përkrahjes ekonomike dhe që të fillohet me një pako të re përkrahëse.
6. Të ketë bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve në mes nivelit qendror dhe lokal në ruajtjen e shëndetit publik dhe ekonomik.
7. Bashkëpunimi në mes inspektoratit qendror dhe atij lokal nuk është në nivelin e duhur. Ky bashkëpunim duhet të fuqizohet në zbatim të masave në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)