Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur një grup të rinjësh nga Komuna e Lipjanit nxënës të Shkollës së Mesme “Ulpiana” në Lipjan, Drilon Gashi, Argjenda Gashi, Majlinda Avdiu dhe Arbrita Uka.
Ky grup ka një ide inovative për ambientin në Komunën e Lipjanit dhe me këtë ide kanë fituar një grant prej 2,000€ nga Unicef Innovations Lab Kosovo në nivel vendi dhe një grant tjetër prej 10,000€ nga Balkan Green Foundation në nivel Ballkani (duke e përfaqësuar Kosovën).
Këta të rinjtë, gjatë takimit me kryetarin Ahmeti dhanë detajet rreth idesë së tyre që quhet “Super Xhem” si dhe për projektet e tyre të ardhshme.
Ndërsa, Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka theksuar se idetë e tilla janë të mirëseardhura, duke inkurajuar ata se idetë e tyre do të gjejnë përkrahje institucionale.
COMMENTS